Malta dhe Kosova kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Ta’Qali në kuadër të xhiros së pestë në Grupin 3 në UEFA Ligë të Kombeve, shkruan portali arbresh.info.
Kjo do të jetë hera e parë në histori që Malta pret skuadrën tonë kombëtare në shtëpi për një ndeshje kompetitve.
Si një skuadër pa fitore (dy barazime, dy humbje), Malta është skuadra evropiane që gjendet aktualisht e treta nga fundi në rankimet nga FIFA. Një tjetër faktor që tregon gjendjen e tyre është fakti që ata nuk kanë shënuar asnjë gol në Ligë të Kombeve.
Por, në rast se shikojmë përtej Ligës së Kombeve, gjërat shkojnë edhe më keq sepse ata kanë mbi 14 ndeshje pa asnjë fitore.
Në kontrast me Maltën, Kosova është në prag të promovimit nga Liga C me tetë pikë pas dy fitoreve dhe dy barazime. Duke marrë parasysh formën e skuadrës nikoqire, përfshirë këtu edhe jo rrezikun nga dëbimi, nuk ekziston asgjë që shfaq se Malta mund të na shkaktoj probleme.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet nga ora 18:00./arbresh.info/
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...
Vetura përplas për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikl...