Google ADS

Formacionet zyrtare, Malmo – Drita

18:00 | 17 Korrik 2018
Arbresh Info

Malmo dhe Drita kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).

Ekipi kampion i Kosovës do të përballet me homologët suedez në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Pas disfatës me rezultat të thellë 3 me 0 të pësuar javën e kaluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, vetëm një befasi mund t’i garantoj skuadrës kosovare vazhdimin tutje.

Para ndeshjes kundër Malmos, klubi gjilanas ka mposhtur me rezultat 0 me 2 Santa Coloman dhe me rezultat 4 me 1 skuadrën e Lincoln Red Imps.

Fituesi i ndeshjes do të përballet në raundin e dytë kualifikues me skuadrën CFR Cluj, ndërsa humbësi luan me skuadrën F91 Dudelange ose Videoton.

Takimi i sotëm zhvillohet në stadiumin Swedbank duke filluar nga 19:00./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, Malmo – Drita

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme