Formacionet zyrtare: Liverpooli synon vetëm tre pikë ndaj Wolvesit

16:16 | 22 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Liverpooli dhe Wolves do të takohen në javën e 38-të në Ligën Premier, në xhiron që do të përcaktohet edhe kampioni.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në “Anfield Road”, me The Reds që duhet të fitojnë dhe të shpresojnë që Aston Villa ta ndalë Manchester Cityn, që të shpallet kampion.

Për këtë ndeshjes, ekipi që drejtohet nga Jurgen Klopp, do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Në anën tjetër, Wolves nuk mund të llogarisin në Nelson Semedon, Saiss dhe Kilman, që janë të lënduar.

Formacionet startuese

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Konaté, Robertson; Keïta, Henderson, Thiago; Diogo Jota, Mané, Díaz.

Wolves: José Sá; Boly, Coady, Toti; Jonny, Dendoncker, Rúben Neves, João Moutinho, Aït-Nouri; Pedro Neto, Jiménez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme