Xhiroja e 28-të në Premierë Ligë vazhdon mbrëmjen e sotme (e mërkurë) dhe skuadra në vendin e parë – Liverpooli luan kundër Watfordit në Anfield.
Dy skuadrat angleze sapo kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre, shkruan portali arbresh.info.
“Redsat” nisin këtë ndeshje si lider të tabelës me 66 pikë, një më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.
Liverpooli nis këtë ndeshje pas barazimit dëshpërues pa gola në Old Trafford kundër Manchester United ndërkohë që Watfordi është në formë të mirë dhe qëndron në pozitën e tetë në tabelë.
Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është sërish në dispozicion vetëm nga bankina.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Fabinho, Milner; Mohamed Salah, Origi, Mané.
Watford: Foster; Janmaat, Mariappa, Cathcart, Masina; Doucouré, Capoue; Hughes, Pereyra; Deulofeu, Deeney.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe