Google ADS

Formacionet zyrtare: Liverpool – Manchester City

16:14 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Liverpooli dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin anglez.

Reds janë nikoqir të Qytetarëve në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Kloppit vjen nga një seri pozitive prej më shumë se dhjetë ndeshjeve pa humbje në kampionat, ku tri të fundit janë fitore dhe dëshiron të vazhdoj këtë formë.

Në anën tjetër, skuadra e Pep Guardiolas është e pamposhtur gjatë gjithë sezonit dhe sigurisht që udhëtojnë drejt Anfield për rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Liverpool: Karius; Gomez, Lovren, Matip, Robertson; Can, Wijnaldum, Ox-Chamberlain; Salah, Mane, Firmino.

Man City: Ederson, Walker, Stones, Otamendi, Delph, Fernandinho (c), De Bruyne, Gundogan, Sane, Sterling, Aguero.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme