Legia Warszawa dhe Napoli do të zhvillojnë sonte ndeshjen e raundit të katërt në Grupin C të Ligës së Evropës.
Napoli kishte shënuar fitore 3-0 në ndeshjen e parë, teksa edhe sonte kërkon të njëjtën gjë.
Skuadra italiane momentalisht renditet e dyta në grup me katër pikë, kurse skuadra polake është lidere me gjashtë pikë.
Te vendasit e Legias nga minuta e parë do të luajë reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, kurse sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, është në bankën rezervë.
Kurse, te napolitanët nga minuta e parë do të jetë Amir Rrahmani.
Ndeshja mes Legias dhe Napolit nis në ora 18:45 dhe zhvillohet në “Wojska Polskiego”.
Formacionet zyrtare:
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut