Formacionet zyrtare, Lecce – Juventus

14:18 | 26 Tetor 2019
Arbresh Info

Lecce dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në stadiumin Via del Mare  në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

“Zonja e Vjetër” ka pushuar superyllin Cristiano Ronaldo për këtë ndeshje në udhëtim, por kjo nuk besohet se do t’i shfaq ndonjë problem skuadrës së Maurizio Sarrit për të gjetur tri pikë ndaj Lecces dhe për të përforcuar kreun.

Nikoqirët kanë barazuar 2 me 2 në takimin e xhiros së fundit ndaj Milanit ndërkohë që janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 15:00./arbresh.info/


  • LECCE: Gabriel; Meccariello, Rossettini, Lucioni, Calderoni; Majer, Tachtsidis, Tabanelli; Mancosu, Farias, Babacar.
  • JUVENTUS: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Can, Pjanic, Bentancur; Bernardeschi, Dybala, Higuain.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme