Google ADS

Formacionet zyrtare, Las Palmas – Real Madrid

17:23 | 31 Mars 2018
Arbresh Info

Las Palmas dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.

Nikoqirët janë të vendosur në pozitën e tretë nga fundi i tabelës dhe do të përballen me ‘Los Blancos’ pasditen e sotme (e shtunë) me shpresën për t’i befasuar, transmeton portali arbresh.info.

Siç qëndrojnë aktualisht gjërat, Las Palmas është gjashtë pikë larg nga zona e sigurt jashtë dëbimit nga liga, ndërsa Real Madridi është në pozitën e tretë me 15 pikë më pakë se Barcelona në krye si lidere.

Zinedine Zidane ka vendosur për të pushuar disa nga yjet kryesor si Cristiano Ronaldo, Isco, Toni Kroos dhe Marcelo para ndeshjes në UEFA Ligë të Kampionëve të martën e ardhshme kundër Juventusit.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Gran Canaria duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/

https://twitter.com/UDLP_Oficial/status/980104934153752578

https://twitter.com/realmadrid/status/980103025330188288

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme