Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Dy skuadrat kombëtare kanë bërë publike njëmbëdhjetshen e tyre startuese takimin mes tyre mbrëmjen e sotme (e hënë) në kuadër eliminatorëve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka bërë disa ndryshime të vogla nga ndeshja e kaluar miqësore kundër Danimarkës.
Në linjën frontale janë yjet si Muriqi, Zeneli, Celina dhe Rashica, ndërsa kjo ndeshje shënon edhe rikthimin e Kryeziut si kapiten dhe Benjamin Kolollit nga lëndimi.
Kombëtarja jonë synon të nis me këmbë të mbarë ndeshjet kualifikuese për turneun evropian dhe tri pikë janë më se të nevojshme për “Dardanët” sonte në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja fillon në ora 20:45./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...