Formacionet zyrtare: KF Prishtina – KF Llapi

20:15 | 17 Gusht 2021
A Z

Sonte do të zhvillohet ndeshja e par në kuadër të superkupës së Kosovës ku do të përballët Prishtina kundër Llapit.

Prishtina synon të fillojë rrugëtimin e tyre në kuadër të superkupës më një fitore, kurse Llapi kërkon një dhuratë për 90 vjetorin e krijimit të klubit.

Kampioni aktual i Kosovës, Prishtina, pas rezultateve në garat evropiane tani synon një titull të superkupës ku do të kërkojë më çdo kusht të fitoj kundër Llapit.

Ndërsa ekipi i llapit, sot shënon 90 vjetorin e themelimit të klubit, andaj duan që të shënojë përvjetorin e klubit me një fitore. Kujtojmë që kjo ndeshje do të jetë e shoqëruar nga sistemi VAR. Tashmë janë bërë zyrtare edhe formacionet e dy skuadrave.

KF Prishtina:Halimi; B. Krasniqi, Mici, Bekteshi, Vangjeli, Boshnjaku, Avdyli, E. Krasniqi, Hoti, Shabani, Kryeziu Llapi: Coric; Emini, Neto, Prençi, Idrizi, Shabani, Ramadani, Rivera, Maliqi, Sadriu, Shillova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme