Juventusi dhe Valencia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy gjigantët evropian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Allianz në kuadër të xhiros së pestë në faza grupore të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Fituesi i Ligës së Kampionëve në vitin 1996 synon të sigurojë një vend në fazat eliminuese të këtij kompeticioni për të pestin vit radhazi në përballjen ndaj skuadrës spanjolle, e cila ka udhëtuar në Torino derisa vazhdon të jetë në nevojë për një fitore në mënyrë që të vazhdojë shpresat për kualifikim.
Për skuadrën nikoqire mjafton vetëm edhe barazimi që ata të kualifikohen tutje derisa ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për tu luajtur. Pavarësisht disfatës në shtëpi në fund të ndeshjes ndaj Man Utd me rezultat 2 me 1, ata vazhdojnë të jenë lider të Grupit H dhe ajo ishte ndeshja e vetme e humbur këtë sezon.
Ndërkohë, Valencia do të ketë shans për të mbajtur shpresat e tyre të gjalla për të vazhduar tutje në fazën tjetër nëse marrin tri pikë të plota ndaj kampionit italian ose nëse Manchester United dështon për të siguruar fitore kundër Young Boys.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...