Google ADS

Formacionet zyrtare: Juventusi e nis edicionin e ri si mysafir i Udineses

17:41 | 22 Gusht 2021
KRG

Ndeshja që fillon në ora 18:30, do të luhet në stadiumin “Dacia Arena”, me Zonjën e Vjetër që shihet si favoritë.

Udinese di të jetë arrë e fortë për skuadrat e mëdha, e që nga ky takim do të shpresojë të marrë së paku një pikë.

Në anën tjetër, Juventusi do shpresojë që në këtë edicion ta rikthejë trofeun në Torino, pasi në edicionin e kaluar, Interi ishte ai që u shpall kampion.

Formacioni startues i Undineses: Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Molina, Arslan, Walace, Makengo, Udogie; Pereyra; Pussetto.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Ramsey, Bernardeschi; Dybala, Morata. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme