Formacionet zyrtare, Juventus – Atletico Madrid

17:30 | 10 Gusht 2019
Arbresh Info

Juventusi dhe Atletico Madridi kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy gjigantët evropian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në kuadër të Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve në Stockhol, shkruan portali arbresh.info.

Te “Zonja e Vjetër” startojnë yjet si Cristiano Ronaldo, Matthijs de Ligt e Douglas Costa, ndërkohë që edhe Atletico ka vendosur si titullar yjet kryesor si Joao Felix, Saul Niguez dhe Alvaro Morata.

Takimi i fundit mes dy skuadrave është zhvilluar në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve edicionin e kaluar.

Ndeshja e sotme fillon në ora 18:00./arbresh.info/


Juventus: Szczesny; De Sciglio, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Rabiot; Douglas Costa, Higuain, Cristiano Ronaldo

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Gimenez, Savic, Lodi; Koke, Llorente, Saul, Lemar; Joao Felix, Morata

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme