Formacionet zyrtare, Inter – Udinese

17:07 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Interi dhe Udinese kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A, shkruan portali arbesh.info.

Kjo ndeshje kundër Udineses i jep mundësi nikoqirëve për të përmirësuar rezultatet e tyre që nuk kanë qenë aq të mira që nga muaji nëntor me dy fitore, tri barazime dhe tri humbje, përfshirë këtu edhe eliminimin në Ligë të Kampionëve.

Interi ka qenë impresiv në takimet e zhvilluara në shtëpi duke humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit brenda këtij sezoni.

Sa i përket Udineses, ata kanë fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e tyre të fundit dhe aktualisht qëndrojnë me vetëm dy pikë larg zonës së dëbimit.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 18:00./arbresh.info/

Formacioni i Interit për ndeshjen kundër Udineses
Formacioni i Udineses për ndeshjen kundër Interit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme