Interi dhe Roma kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre këtë mbrëmje (e shtunë).
Dy gjigantët në Serie A kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja është mjaftë e rëndësishme për të dy skuadrat për shkak se të dyja luftojnë për të siguruar pozita kualifikuese në UEFA Ligë të Kampionëve.
Interi qëndron në pozitën e tretë dhe një fitore vetëm se do t’i garantonte pjesëmarrjen në turneun e madh evropian sezonin e ardhshëm, ndërsa AS Roma në rast së fitores do të hynte në top katërshe por në rast të disfatës do t’i shuhej shpresa për pozitë kualifikuese në turnet nga UEFA.
Takimi derbi mes dy gjigantëve zhvillohet duke filluar nga ora 20:30./arbresh.info/
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Borja Valero; Politano, Nainggolan, Perisic; Lautaro Martinez
Roma: Mirante; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Nzonzi; Under, Pellegrini, El Shaarawy; Dzeko
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...