Formacionet zyrtare, Holanda – Franca

19:42 | 16 Nëntor 2018
Arbresh Info

Holanda dhe Franca kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet tyre mbrëmjen e sotme (e premte).

Të dy skuadrat e mëdha evropiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin De Kup në kuadër të xhiros së pestë në Grupin 1 në UEFA Ligë të Kombeve, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët e këtij takimi duhet të mposhtin vizitorët në mënyrë për të mbajtur shpresat e tyre të gjalla ndërkohë që Franca ka nevojë vetëm për t’iu shmangur disfatës për të garantuar pozitën më të lartë.

Pas disfatës 2 me 1 në takimin e parë mes tyre, Holanda arriti të rikthehet shpejtë duke tronditur kështu muajin e kaluar Gjermaninë me fitoren e thellë 3 me 0.

Kombëtarja holandeze nën drejtimin e Ronald Koemani është impresive në takimet në shtëpi duke fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit dhe duke shënuar të paktën dy gola në secilën prej tyre.

Sidoqoftë, francezët vazhdojnë të jenë të pamposhtur në këtë kompeticion dhe aktualisht kampioni i botës ka bërë 15 paraqitje pa asnjë humbje.

Takimi mes dy skuadrave kombëtare fillon nga ora 20:45./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, Holanda – Franca

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme