Formacionet zyrtare, Empoli – Juventus

17:16 | 27 Tetor 2018
Arbresh Info

Empoli dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në stadiumin Carlo Castellaini në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A, transmeton portali arbresh.info.

Si një skuadër pa fitore që nga xhiroja e parë, Empoli është plotësisht e pashpresë sonte derisa është në kërkim edhe të fitores së parë kundër Juventusit që nga muaji prill i vitit 1999.

Nikoqirët janë pa fitore në tetë ndeshje në ligë dhe kanë dështuar për të shënuar në katër prej tyre. Ata gjithashtu vazhdojnë të jenë skuadra me numrin më të vogël të golave të realizuar deri tani këtë sezon në kampionatin italian.

Fitorja e vetme e Empolit në sezon erdhi në shtëpi, por me vetëm katër pikë të siguruara deri tani ata kanë regjistruar rekordin e tyre më të keq për takimet si nikoqir.

Juventusi, i cili kryen me gola në ligë (19) dhe është e vetmja skuadër që nuk ka humbur në Serie A këtë sezon me tetë fitore dhe një barazim, është larg një situate të tillë. Me vetëm gjashtë gola të pranuara, ata janë skuadra e dytë më e mirë në aspektin defanziv.

Larg nga ndeshjet në shtëpi, Juventusi ka një rekord perfekt duke shënuar dy gola nga tri takimet deri tani. Në fakt, “Zonja e Vjetër” nuk ka humbur si mysafirë që nga nëntori i vitit 2017.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon nga ora 18:00./arbresh.info/

JUVE (4-3-3) – Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo.

EMPOLI (4-3-1-2) – Provedel; Di Lorenzo, Maietta, Silvestre, Antonelli; Acquah, Capezzi, Bennacer/La Gumina; Krunic, Zajc; Caputo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme