Dukagjini dhe Liria përballen në kuadër të rrethit të tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “18 qershori” në Klinë.
Dukagjini që sezonin e kaluar siguroi një vend në Ligën e Konferencës, këtë edicion nuk e ka nisur mbarë, pasi në dy takimet e para ka pësuar humbje.
Në anën tjetër, rikthimi i Lirisë në elitën e futbollit kosovar nuk ka qenë pozitiv, pasi kanë një barazim dhe një disfatë.
Formacionet zyrtare:Dukagjini: Haxhihamza, Hugo, Basri, Dallku, Neziri, Feka, Shabani, Junior, Zulfiji, Santos, Mërlaku.
Liria: Shala, Topalaj, Zenunaj, Megameno, Dube, Beseni, Likaj, Stafa, Tjiueza, Rexhepi, Bunjaku. /Telegrafi/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...