Formacionet zyrtare, Dudelange – AC Milan

19:45 | 20 Shtator 2018
Arbresh Info

Dudelange dhe AC Milani kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).

Të dy klubet kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së parë në fazat grupore të UEFA Evropa Ligës, shkruan portali arbresh.info.

Fituesi i 17 trofeve nga UEFA, AC Milani udhëton në Luksemburg për herë të parë pas 46 viteve me synimin për të siguruar tri pikët e para në grupin F.

Mirëpo, kampioni i Luksemburgut ka besim të plotë pasi mposhti skuadrat si Legia dhe CFR Cluj në fazat kualifikuese.

Takimi i sotëm zhvillohet në stadiumin Josy Barthel duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, Dudelange – AC Milan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme