Google ADS

Formacionet zyrtare, Dortmund – Bayer Leverkusen

18:02 | 21 Prill 2018
Arbresh Info

Borussia Dortmundi dhe Bayer Leverkuseni kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të xhiros së 31-të në Bundesliga.

Pas eliminimit tronditës nga kupa, skuadra e Heiko Herrlich synon t’i rikthehet fitoreve në ndeshjen në udhëtim pasditen e sotme (e shtunë) kundër Borussia Dortmundit, shkruan portali arbresh.info.

Leverkuseni pësoi një disfatë të thellë 6 me 2 nga Bayern Munichu në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, por qëllimi i tyre është të vazhdojnë qëndrimin në pozitën e tretë pasi janë me pikë të barabarta me rivalin e tyre të sotëm që gjendet një pozitë më poshtë.

Nga ana tjetër, ekipi i Peter Stoger nis takimin pas disfatës 2 me 0 vikendin e kaluar kundër  Schalke 04.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin Signal Iduna Park duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/

BVB: Bürki, Sancho, Götze, Reus, Akanji, Philipp, Pulisic, Sokratis, Piszczek, Weigl, Toprak

Të ngjashme