Formacionet zyrtare, Dortmund – Bayer Leverkusen

14:35 | 14 Shtator 2019
Arbresh Info

Borussia Dortmundi dhe Bayer Leverkuseni kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Signal Iduna Park në kuadër të xhiros së katërt në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

https://twitter.com/BVB/status/1172792184468398080

Pas disfatës tronditëse 3 me 1 ndaj Union Berlin, Dortmundi synon të vazhdojë rekordin e mirë në shtëpi gjatë 2019-ës me shtatë fitore, një humbje dhe një barazim.

Ndryshe nga nikoqirët e këtij takimi, Bayer Leverkuseni është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit (shtatë fitore, dy barazime).

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 15:30./arbresh.info/

https://twitter.com/BVB/status/1172849994661081091

https://twitter.com/bayer04fussball/status/1172849703517642752

Të ngjashme