Formacionet zyrtare, Danimarka – Australia

13:11 | 21 Qershor 2018
Arbresh Info

Danimarka dhe Australia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të Grupit C në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Pavarësisht presionit të vazhdueshëm, Danimarka siguroi fitore me rezultat minimal 1 me 0 në takimin e parë të zhvilluar kundër Perus, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, tani ata kanë një shans të artë për të bërë një hap përpara në fazat eliminuese nëse sigurojnë tri pikë edhe pasditen e sotme.

Australia nga ana tjetër luftoi shumë në ndeshjen kundër Francës, por në fund u mposhtë me rezultat të ngushtë 2 me 1 falë golit nga Pogba.

Takimi mes tyre zhvillohet duke filluar nga ora 14:00./arbresh.info/

https://twitter.com/FIFAWorldCup/status/1009751474941890560

Të ngjashme