Formacionet zyrtare, CSKA Moscow – Real Madrid

19:59 | 2 Tetor 2018
Arbresh Info

CSKA Moscow dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve ka udhëtuar në Rusi për përballjen e tyre kundër CSKA Moskow, një skuadër që nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi kundër një skuadre spanjolle (një fitore, tri barazime), transmeton portali arbresh.info.

Ndeshja do të luhet në stadiumin ndërkombëtar të Rusisë me kapacitet prej 81 mijë ulëseve.

Nikoqirët e këtij takimi shpresojnë të kenë një edicion më të mirë në Evropë sesa ai në sezonin 2017/18, por vështirë se do të arrijnë rezultat pozitiv sonte.

Takimi mes dy skuadrave fillon 21:00./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, CSKA Moscow – Real Madrid

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme