Crystal Palace dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 20-të në Premierë Ligë.
“Topçinjtë” nisin këtë ndeshje me qëllimin për të siguruar tri pikë të plota pas rikthimit tronditës në xhiron e fundit kundër Liverpoolit nga 2 me 0 në 3 me 2, ku në fund siguruan vetëm një pikë duke barazuar 3 me 3 në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger kërkon gjithashtu t’i hakmerret Crystal Palaces për disfatën e thellë 3 me 0 të pësuar në muajin prill të sezonit 2016/17, rezultat që ishte padyshim tronditës për klubin londinez.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë përzgjedhur nga trajneri francez për të nisur ndeshjen nga fillimi.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Selhurst Park duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Here's the #CPFC 🦅 team to take on @Arsenal this evening!#CRYARS pic.twitter.com/q4w2LlBcGI
— Crystal Palace F.C. (@CPFC) December 28, 2017
📋 The team news is in – and we've made 3️⃣ changes to the side that drew with Liverpool last week#CPFCvAFC pic.twitter.com/8vIA3wZJjG
— Arsenal (@Arsenal) December 28, 2017
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi