Crystal Palace dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen pasditen e sotme (e diele) mes tyre.
Të dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Selhurst Park në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Crystal Palace nuk ka realizuar asnjë gol nga katër takimet e tyre të para si nikoqir në Premierë Ligë këtë sezon (një barazim, tri humbje) për herë të parë në histori të klubit. Një tjetër dështim për të shënuar do të bënte që ata të ishin skuadra e parë në Premierë Ligë që 20 vite që nuk kanë shënuar në pesë ndeshjet e tyre të para.
Nga ana tjetër, Arsenali ka fituar pesë nga katër ndeshjet e tyre si mysafirë kundër Palaces (katër fitore, një humbje) qysh pas rikthimit të tyre në divizionin më të lartë të kampionatit anglez në vitin 2013.
“Topçinjtë” janë favorit të plotë në këtë ndeshje derisa vazhdojnë të jenë në kërkim të fitores së 12-të radhazi brenda të gjitha kompeticioneve.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e formacionit startues të përcaktuar nga trajneri spanjoll Unai Emery.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 14:30./arbresh.info/
Formacioni i Crystal Palace: Hennessey; Wan-Bissaka, Sakho, Tomkins, Van Aanholt; Milivojevic, Kouyate, McArthur; Townsend, Ayew, Zaha.
Formacioni i Arsenalit: Leno; Bellerin, Mustafi, Holding, Xhaka; Torreira, Guendouzi; Iwobi, Ozil, Aubameyang; Lacazette.
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...