FK Crvena Zvezda dhe Liverpooli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Rajko Mitic në kuadër të xhiros së katërt të Grupit C në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Klubi anglez ka fituar takimin e parë mes tyre dy javë më parë me rezultat të thellë 4 me 0 duke i shkaktuar skuadrës serbe një rekord edhe më të keq ndaj kundërshtarëve anglez (gjashtë fitore, gjashtë barazime, gjashtë humbje).
Crvena Zvezda kishte eliminuar “Redsat” në Kupën Evropiane në vitin 1973, por ata aktualisht janë në formë të tmerrshme për shkak se kanë pranuar dhjetë gola në dy ndeshjet e tyre të fundit në Ligë të Kampionëve. Megjithatë jashtë këtij kompeticioni, skuadra ka formë të mirë dhe ka fituar tetë ndeshje radhazi në kampionatin serb.
Ndërkohë, Liverpooli si lider i këtij grupi ka regjistruar dy fitore dhe një humbje deri tani, por në rast se marrin edhe tri pikë të tjera këtu atëherë padyshim se do të garanojnë kualifikimin tutje.
Trajneri Jurgen Klopp ka vendosur për të lënë yllin kosovar Xherdan Shaqiri në shtëpi për këtë ndeshje duke marrë parasysh atë që mund të shkaktojnë tifozët serbë. Gjermani ka zbuluar se vendimi për të qëndrimin e anësorit 27-vjeçar në Anfiled është pritur mirë nga lojtari gjilanas.
Takimi mes dy skuadrave fillon nga ora 18:55./arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...