Crotone dhe Napoli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.
Skuadra nën udhëheqjen e Alex Cordazit e pret liderin e ligës italiane në Stadio Ezio Scidia për të zhvilluar ndeshjen e fundit të 2017-së, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët janë në zonën e dëbimit para përpalljes së mbrëmjes së sotme (e premte) ndaj vizitorëve që kanë humbur vetëm një ndeshje në ligë gjatë gjithë sezonit, atë kundër rivalit të ashpër për titull – Juventusit.
Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj është pjesë e formacionit starutes të përzgjedhur nga trajneri Maurizio Sarri, ndërkohë që Arlind Ajeti nga ana tjetër nuk mund të paraqitet për shkak të suspendimit.
Takimi ndërmjet dy skuadrave fillon nga ora 20:45./arbresh.info/
Crotone (4-3-3): Cordaz; Sampirisi, Simic, Ceccherini, Martella; Barberis, Mandragora, Rohden; Trotta, Budimir, Stoian. All.: Zenga
Napoli (4-3-3): Reina; Maggio, Albiol, Koulibaly, Hysaj; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne. All.: Sarri
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...