Formacionet zyrtare, Chievo – AC Milan

19:32 | 9 Mars 2019
Arbresh Info

Chievo dhe AC Milani kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takmin në Stadio Bentegodi në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Mysafirët kanë bërë një mori ndryshimesh në këtë ndeshje në udhëtim kundër Chievos duke startuar me lojtarët si Lucas Biglia, Samu Castillejo, Diego Laxalt dhe Andrea Conti.

Skuadra e Gennaro Gattusos kaloi në pozitën  e tretë para Interit në Serie A vikendin e kaluar pas katër fitoreve radhazi dhe synon të vazhdojë me fitore edhe sonte para “Derby della Madonnina” të dielën e ardhshme.

Takimi i sotëm mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/


Chievo: Sorrentino; Depaoli, Bani, Andreolli, Barba; Leris, Hetemaj, Dioussé; Giaccherini; Meggiorini, Stepinski

Milan: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Biglia, Paquetá; Suso, Piatek, Castillejo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme