Formacionet zyrtare, Chelsea – Frankfurt

19:42 | 9 Maj 2019
Arbresh Info

Chelsea dhe Franfurti kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).

Dy skuadrave evropiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin e dytë mes tyre në kuadër të gjysmëfinaleve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Pamje nga stadiumi Stamford Bridge ku do të zhvillohet ndeshja

“Blutë” mirëpresin skuadrën gjermane në Stamford Bridge duke e ditur se një fitore ose një barazim pa gola do të jetë i mjaftueshëm për t’i dërguar ata në finale të këtij kompeticioni.

Pedro anuloi golin e epërsisë së Luka Jovicit në takimin e parë në Gjermani duke i dhënë skuadrës së Maurizio Sarrit një avantazh sa i përket golit si mysafirë para takimit të sotëm.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/


Formacionet zyrtare, Chelsea – Frankfurt

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme