Google ADS

Formacionet zyrtare, Celta Vigo – Barcelona

20:43 | 17 Prill 2018
Arbresh Info

Celta Vigo dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme (e martë) që zhvillohet në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.

Derisa kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje për tu zhvilluar në kampionatin spanjoll, Barcelona vazhdon të jetë ende e pamposhtur këtë sezon dhe vetëm shtatë pikë larg nga titulli, shkruan portali arbresh.info.

Pas një disfate të papritur kundër Leganes, Celta nga ana tjetër rrezikon kualifikimin në Evropa Ligë për shkak se tani është e vendosur në pozitën e nëntë me pesë pikë larg zonës që i siguron ndeshjet evropiane.

Sidoqoftë, Celta është njëra nga skuadrat e pakta këtë sezon që ka siguruar pikë nga Barcelona. “Blaugranët” kanë barazuar 2 me 2 në takimin e parë të këtij edicioni të zhvilluar në Camp Nou.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin De Balaidos duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme