Burnley dhe Liverpooli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Turf Moor në kuadër të xhiros së 15-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët e këtij takimi janë pa fitore që nga shtatori (dy barazime, pesë humbje) dhe do të nisin këtë raund me vetëm një pikë larg nga fundi i tabelës. Ata duken plotësisht një tjetër skuadër nga ajo që përfundoi në pozitën e shtatë sezonin e kaluar.
Ndërkohë, Liverpooli vazhdon të ndjek kampionin në fuqi – Manchester City si lider të tabelës. Si të pamposhtur ende në Premierë Ligë këtë sezon, “Redsat” kanë humbur pikë vetëm ndaj skuadrave aktuale në top katërshe.
Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri është pjesë e formacionit startues të përzgjedhur nga trajneri Jurgen Klopp.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/BurnleyOfficial/status/1070388619846803456
https://twitter.com/LFC/status/1070388605695221760
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...