Burnley dhe Chelsea kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen pasditen e sotme (e diele) mes tyre.
Të dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Turf Moor në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pas disfatës së tmerrshme me rezultat të thellë 5 me 0 kundër kampionit – Manchester Cityt, Burnley rikthehet në shtëpi në shpresën për të mos i ndodhur diçka e ngjashme nga rivali i sotëm – Chelsea, i cili është i pamposhtur në ligë në nëntë ndeshjet e tyre të fundit duke regjistruar kështu edhe fillimin e tyre më të mirë që nga edicioni 2014 / 15.
Nikoqirët kanë arritur sigurojnë vetëm një fitore deri tani nga ndeshjet në shtëpi dhe do të përballen me një detyrë mjaftë të vështirë ndaj “Bluve”, skuadër të cilën ata nuk e kanë mposhtur asnjëherë në shtëpi në Premierë Ligë (tri humbje, një barazim).
Numri i golave në këtë takim pritet të jetë i lartë duke marrë parasysh statistikat nga shtatë ndeshjet e mëparshme ndërmjet dy skuadrave, ku pesë prej këtyre ndeshjeve kanë pasur mbi 2.5 gola.
Ndeshja mes tyre fillon nga ora 14:30./arbresh.info/
Formacioni i Burnleyt kundër Chelseas: Hart; Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor; Gudmundsson, Defour, Cork, Brady; Hendrick, Vokes.
Formacioni i Chelseas kundër Burnleyt: Kepa; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Kante, Jorginho, Barkley; Willian, Morata, Pedro.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...