Formacionet zyrtare, Borussia Dortmund – Hannover

14:35 | 26 Janar 2019
Arbresh Info

Lideri i tabelës në Bundesliga, Borussia Dortmundi përballet sot (e shtunë) në shtëpi me kandidatin për zonë të dëbimit – Hannover 96, skuadër që ka humbur dhjetë ndeshjet e fundit në Bundesliga si mysafirë ndaj skuadrave në krye të tabelës.

Dy klubet gjermane kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre në stadiumin Signal Iduna Park në kuadër të xhiros së 19-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

Me fitoren minimale 1 me 0 kundër RB Leipzig në xhiron e fundit, Dortmundi ruajti avantazhin e pastër prej gjashtë pikësh në krye të tabelës me 45 pikë i ndjekur nga kampioni në fuqi – Bayern Munichu.

Nikoqirët nuk kanë humbur ende ndonjë takim këtë edicion në shtëpi dhe derisa vazhdojnë të kenë sulmin më të mirë në Bundesliga me 45 gola të realizuara deri tani, rivali i sotëm vështirë se mund t’i shkaktojë probleme.

Hannoveri ka mbrojtjen e tretë më të keqe për shkak se kanë pranuar 36 gola dhe në rast se sigurojnë ndonjë pikë këtu, atëherë padyshim se do të konsiderojë rezultat tronditës.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 15:30./arbresh.info/


BVB: Bürki – Piszczek, Weigl, Diallo, Hakimi – Delaney, Witsel – Sancho, Reus, Guerreiro – Götze.

https://twitter.com/Hannover96/status/1089153570736402432

https://twitter.com/BVB/status/1089153524519313408

Të ngjashme