Kampioni në fuqi përfitoi nga humbja e pikëve të PSG-së në Velodrome javën e kaluar për të ngushtuar diferencën e pikëve prapa liderit në Liga 1.
Megjithatë, Monaco do të përballet me një detyrë mjaftë të vështirë për të vazhduar qëndrimin afër parisienëve pasi në xhiron e 11-të ata përballen në Stade Matmut Atlantique ndaj Bordeauxit, shkruan portali arbresh.info.
Bordeauxi ka nisur në formë solide sezonin e ri në Liga 1 duke fituar katër herë, barazuar katër herë dhe humbur vetëm dy ndeshje.
Nikoqirët janë në mungesë të Jules Koundes (lëndim në muskuj) dhe sulmuesit Gaetan Laborde (lëndim në këmbë), ndërsa Monaco ka probleme të mëdha për shkak se i mungojnë katër lojtarë, përfshirë sulmuesin kolumbian Falcao.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 11-të që zhvillohet duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/
Bordeaux : Costil – Pellenard, Jovanovic, Toulalan (C), Sabaly – Sankharé, Vada, Lerager – Kamano, De Preville, Malcom
https://twitter.com/AS_Monaco/status/924274948557942787
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...