Bologna dhe AC Milani kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Renato Dall’Ara në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
https://twitter.com/BolognaFC1909en/status/1075086665113395201
Eliminimi tronditës nga Evropa Liga ka vendosur nën presion AC Milanin në garën për top katërshe, por vizita te Bologna ku ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kuadër të kampionatit italian që nga marsi i vitit 2002 përfaqëson një shans të mirë për tu rigrupuar.
Bologna është pa fitore që nga muaji tetor (katër barazime, katër humbje) ndërkohë që Milani ka fituar gjashtë nga dhjetë ndeshjet e tyre të fundit në Serie A (gjashtë fitore, dy barazime dhe dy humbje).
Derisa gara për top katërshe është shumë e vështirë, forma për ndeshjet si mysafirë e skuadrës së Gennaro Gattusos është një tjetër problem i tyre.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/
BOLOGNA (3-5-2): Skorupski; Calabresi, Danilo, Helander; Mattiello, Poli, Nagy, Orsolini, Dijks; Santander; Palacio
MILAN (4-4-2): Donnarumma G.; Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Suso, Bakayoko, Kessié, Calhanoglu; Cutrone, Higuain
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...