Google ADS

Formacionet zyrtare, Bayern Munich – Werder Bremen

14:37 | 20 Prill 2019
Arbresh Info

Bayern Munichu dhe Werder Bremeni kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhetshen e tyre startuese për takimin në kuadër të xhiros së 30-të në Bundesliga në stadiumin Allianz Arena, shkruan portali arbresh.info.

Takimi mes kampionit në fuqi të Gjermanisë dhe Werder Bremenit të Milot Rashicës vlerësohet si kryendeshja e javës në kampionatin gjerman.

Ylli i Kosovës është pjesë e linjës startuese dhe luan si sulmues qendror në formacionin e përcaktuar nga trajneri Florian Khfeldt.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 15:30./arbresh.info/


Bayern: Ulreich – Kimmich, Süle, Boateng, Alaba – Martinez, Thiago – Gnabry, Müller (c), Coman – Lewandowski

Werder: Pavlenka – Gebre Selassie, Veljkovic, Moisander, Augustinsson – Sahin – M. Eggestein, Möhwald, Klaassen – Kruse (c), Rashica

Të ngjashme