Google ADS

Formacionet zyrtare, Bayern Munich – Mainz

14:45 | 31 Gusht 2019
Arbresh Info

Bayern Munichu dhe Mainz kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në Allianz Arena në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

Pas barazimit 2 me 2 ndaj Hertha Berlin, Bayern Munichu humbi pikë për herë të parë në ndeshjen e parë sezonale si nikoqir që nga sezoni 2011/12.

Sidoqoftë, ata priten t’i kthehen fitoreve për shkak se Mainz ka humbur dy ndeshjet e tyre të para dhe vështirë se mund t’i shkaktojnë probleme kampionit.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 15:30./arbresh.info/


https://twitter.com/FCBayernEN/status/1167775118396973058

https://twitter.com/Mainz05en/status/1167777892836741127

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme