Bayern Munichu dhe Freiburgu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Allianz Arena në kuadër të xhiros së dhjetë në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Pasi ka fituar në tetë ndeshjet e fundit kundër Freiburgut (tetë fitore, një barazim, një humbje), skuadra e freskuar e Bayern Munichu me kënaqësi do të përballet sot me rivalin e vendosur në pozitën e 11-të në tabelën e Bundesligas.
Me progresin në kupë në mesjavë pas fitores 2 me 1 ndaj Mainz, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Niko Kovac tani ka arritur katër fitore radhazi brenda të gjitha kompeticioneve duke shfaqur shenja se retë e zeza që ishin gjatë muajve të fundit në Bayern kanë nisur të largohen.
Nikoqirët e këtij takimi janë të pamposhtur në 41 nga 43 ndeshjet e tyre të fundit në Bundesliga që nga marsi i vitit 2016 (33 fitore, tetë barazime, dy humbje), megjithëse ende nuk kanë regjistruar një paraqitje në shtëpi këtë sezon me portë të pastër. Megjithatë, “Bavarezët” janë skuadra e dytë me mbrojtjen më të mirë deri tani për shkak se kanë pranuar vetëm dhjetë gola.
Nga ana tjetër, vizitorët kanë marrë maksimumin e pikëve në ndeshjet si mysafirë vetëm një herë deri tani në këtë vit kalendarik dhe duhet të shfaqin një super paraqitje në rast se dëshirojnë të mposhtin Bayernin në Allianz Arena për herë të parë në historinë e tyre.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon nga ora 15:30./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBayernEN/status/1058711864715235328
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita