Formacionet zyrtare, Bayern Munich – Besiktas

19:39 | 20 Shkurt 2018
Arbresh Info

Bayern Munichu dhe Besiktasi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve.

“Bavarezët” synojnë të marrin sot (e martë) kontrollin e plotë të ndeshjes në takimin që zhvillohet në Allianz Arena, shkruan portali arbresh.info.

Pasi ka fituar 14 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, skuadra e Jupp Heynckes e gjen vetën në një pozitë ku mund të vendos njërën këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Gjermanisë është qartë favorit i këtij takimi, por “Shqiponjat e Zeza” janë një skuadër që dinë të befasojnë.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, Bayern Munich – Besiktas

Të ngjashme