Barcelona mund të bëjë një hap të madh drejt sigurimit të kualifikimit në fazat grupore të UEFA Ligës së Kampionëve në ndeshjen kundër Olympiakos në Camp Nou.
“Blaugranët” kanë shkëlqyer në dy ndeshjet e tyre të para evropiane deri tani, duke mposhtur Juventusin dhe Sportingut për të siguruar kreun me gjashtë pikë, shkruan portali arbresh.info.
Ndërkohë, Olympiakos kanë pasur probleme deri tani në Ligë të Kampionëve duke humbur në dy ndeshjet e tyre të para. Ata kanë nevojë të jenë solid në Camp Nou për të mbajtur gjallë shpresat e tyre në grup.
Ernesto Valverde nuk ka probleme të reja rreth lëndimeve pas barazimit të së shtunës ndaj Atletico Madridit. Rafinha, Ousmane Dembele dhe Arda Turan janë të gjithë në mungesë që një kohë të gjatë.
Trajneri Takis Lemonis është në mungesë të mbrojtësit serb Jagos Vukovic.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të Grupit D që zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Digne; Paulinho, Busquets, Iniesta; Messi, Suárez, Deulofeu.
Olympiakos: Proto; Koutris, Botía, Nikolaou, Elabdellaoui; Androutsos, Romao; Carcela, Gillet, Odjidja; Zdjelar
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...