Formacionet zyrtare, Barcelona – Leganes

19:43 | 7 Prill 2018
Arbresh Info

Barcelona dhe Leganes kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga.

Gjiganti katalunas synon të bëjë një tjetër hap drejt titullit në Spanjë këtë të shtunë kur ata të përballen me Leganes që gjendet në mes të tabelës, shkruan portali arbresh.info.

Me vetëm tetë ndeshje të mbetura, tashmë nuk është në pyetje nëse “Blaugranët” do të fitojnë apo jo titullin, ndërkohë që vazhdojnë të jenë të pamposhtur këtë edicion.

Ndërkohë, Leganes qëndrojnë në pozitën e 14-të në tabelë me gjithsej 36 pikë, por nuk janë të alarmuar rreth dëbimit të mundshëm për shkak se qëndrojnë 15 pikë larg nga Las Palmas.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Camp Nou duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Leganés: Cuéllar, Bustinza, Amrabat, Gabriel, El Zhar, Raúl García, Eraso, Zaldua, Rubén Pérez, Siovas, Omar Ramos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme