Barcelona është nikoqire e Mallorcas në Camp Nou për ndeshjen e javës së 34 në La Liga.
Blaugranët akoma nuk e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi që krahas Atletico Madridit (në vend të katërt), Real Sociedadi (në vend të pestë), por edhe Real Betisi (në vend të gjashtë) mbesin matematikisht në garë.
Në anën tjetër, Mallorca është duke luftuar për mbijetesë, duke qenë se ka vetëm një pikë më shumë se Granada që ndodhet në zonën e rënies nga liga.
Trajnerët Xavi Hernandez dhe Javier Aguirre i kanë vendosur taktikat dhe i kanë bërë zgjedhjet për skuadrat që do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Barcelona: Ter Stegen; Dani Alves, Pique, Araujo, Jordi Alba; Frenkie De Jong, Busquets, Gavi; Depay, Aubameyang, Ferran Torres.
Formacioni startues i Mallorca: Sergio Rico; Maffeo, Valjent, Russo, Raillo, Olivan; Dani Rodriguez, Battaglia, Antonio Sanchez; Fer Nino, Angel.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës