Atletico Madridid dhe Qarabagu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së katërt në kuadër të fazave grupore në Ligë të Kampionëve.
Skuadra e Diego Simeones ka nevojë për fitore ndaj Qarabagut për të vazhduar qëndrimin pas Chelseat dhe Romas që të arrijë në fazat eliminuese të këtij kompeticioni, shkruan portali arbresh.info.
Qarabagu ndali Madridin duke barazuar pa gola herën e fundit, ndeshje që la skuadrën spanjolle pa asnjë ndeshje të fituar në grup këtë vit.
Nëse skuadra debutuese Qarabagu mposhtet nga Atletico dhe Roma fiton ndaj Chelseat, sezoni i tyre në Ligë të Kampionëve mund të përfundoj këtë të martë.
Takimi zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Atlético Madrid: Oblak; Juanfran, Savić, Godín, Filipe Luis; Saúl, Gabi, Thomas, Correa; Griezmann, Gameiro.
Qarabag: Sehic; Medvedev, Rzeźniczak, Sadygov, Agolli; Michel, Garayev, Richard, Henrique; Sheydaev, Guerrier
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...