Formacionet zyrtare, Arsenal – Southampton

15:08 | 23 Nëntor 2019
Arbresh Info

Arsenali është nikoqir i Southamptonit në takimin mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skudrat angleze kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së 13-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

“Topçinjtë” janë pa fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe synojnë gjithsesi të marrin tri pikë të plota para tifozëve të tyre këtë të shtunë.

Granit Xhaka vazhdon qëndrimin jashtë fushës si pasojë e incidentit me tifozët muajin e kaluar, ndërkohë që Unai Emery ka marrë një vendim befasues duke e ftuar Mustafin për këtë ndeshje.

Mbrojtësi shqiptar është në dispozicion vetëm nga bankina.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/

  • Arsenal XI: Leno; Chambers, Sokratis, David Luiz; Bellerín, Torreira, Guendouzi, Tierney; Özil; Lacazette, Aubameyang.
  • Southampton XI: McCarthy; Cédric Soares, Bednarek, Stephens, Bertrand; Ward-Prowse, Højbjerg, Armstrong; Obafemi, Ings, Redmond.

Të ngjashme