Google ADS

Formacionet zyrtare, Arsenal – Rennes

19:56 | 14 Mars 2019
Arbresh Info

Arsenali do të përpiqet për tu rikthyer sonte (e enjte) nga disavantazhi prej 1 me 3 nga ndeshja e parë kundër Rennes.

Dy skuadrat evropiane kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin kthyes mes tyre në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së 1/16-ës në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti anglez u befasua në takimin javën e kaluar si mysafirë në Francë duke pësuar tri gola pas epërsisë së hershme të siguruar. Por, ata kanë shans të ndryshojnë gjërat në Emirates këtë mbrëmje.

Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e formacionit startues të përzgjedhur nga Unai Emery.

Ndeshja fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, Arsenal – Rennes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme