Formacionet zyrtare, Arsenal – Qarabag

19:43 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Arsenali dhe Qarabagu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).

Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së gjashtë në fazë të grupeve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra nikoqire tashmë ka siguruar vazhdimin tutje në fazën tjetër të kompeticionit të dytë më të madh në Evropë me katër fitore dhe vetëm një barazim gjatë pjesë ndeshjeve në Grupin E.

Nga ana tjetër, skuadra mysafire tashmë është e eliminuar nga kompeticioni dhe ndeshja në Angli kundër gjigantit londinez do të jetë vetëm formale.

Takimi mes tyre fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Formacionet zyrtare, Arsenal – Qarabag

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme