“Topçinjtë” janë të pamposhtur në tetë takimet e fundit në shtëpi në kuadër të Evropa Ligës dhe shpresojnë të vazhdojnë kështu edhe sonte (e enjte).
Arsenali dhe Napoli kanë bërë publike formacionet zyrtare për takimin e parë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja mes dy gjigantëve evropian është takimi më i rëndësishëm që zhvillohet mbrëmjen e sotme në kuadër të kompeticonit të dytë më të madh evropian.
Unai Emery është në mungesë të Granit Xhakës për shkak të lëndimit në ijë, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Shkodran Mustafi është në dispozicon vetëm nga bankina. Nga ana tjetër, Elsied Hysaj nis takimin e sotëm në Emirates nga minuta e parë.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Arsenal XI: Cech; Sokratis, Koscielny, Monreal; Maitland-Niles, Torreira, Ramsey, Kolasinac; Özil; Lacazette, Aubameyang.
Napoli XI: Meret; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Callejón, Allan, Fabián, Zielinski; Insigne, Mertens.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...