Arsenali i rikthehet detyrës në Premierë Ligë mbrëmjen e sotme (e martë) dhe Cardiff City është vizitori i tyre në stadiumin Emirates.
Të dy skuadrat angleze kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin mjaftë të rëndësishëm mes tyre në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Kjo do të jetë një mbrëmje mjaftë emocionale në Emirates për shkak se Cardiff City do të jetë në fushë për herë të parë qysh pas zhdukjes së Emiliano Salas.
Futbollisti argjentinas vazhdon të jetë i zhdukur që nga mbrëmja e së hënës së javës së kaluar si pasojë e aksidentit të aeroplanit gjatë fluturimit të tij në Kanalet e Anglisë.
Shkodran Mustafi është startues, ndërsa Granit Xhaka është lënë në formë befasuese në bankinë ndërkohë që Mesut Ozil ka bërë rikthimin e tij si një titullar.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg