Arsenali synon të vazhdojë me formën e tyre impresive në shtëpi edhe në përballjen mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër AFC Bournemouthit.
Dy skuadrat angleze kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjes mes tyre në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së 28-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Unai Emery mposhti 2 me 0 të dielën e kaluar Southamptonin me golat nga Alexandre Lacazette dhe Henrikh Mkhitaryan dhe synon të vazhdojë në 13 ndeshje si të pamposhtur në shtëpi.
Nga ana tjetër, Bournemouthi është pa fitore në tri takimet e fundit që nga fitorja e famshme 4 me 0 të regjistruar kundër Chelseas.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk janë pjesë e linjës startuese të përzgjedhur nga trajneri Unai Emery dhe janë në dispozicion vetëm nga bankina.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Arsenal: Leno; Sokratis, Koscielny, Monreal; Jenkinson, Torreira, Guendouzi, Kolasinac; Özil, Mkhitaryan; Aubameyang.
Bournemouth: Boruc; Clyne, Mepham, Aké, Smith; Ibe, Gosling, Surman, Fraser; King; Mousset.
Gjermania e pamëshirshme ndaj Bosnjës, ia shënon shtatë gola
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...