Anglia dhe Kosova kanë zbuluar formacionet e tyre zyrtare për ndeshjes mbrëmjen e sotme (e martë).
Ndeshja mes tyre zhvillohet në stadiumin St. Mary’s në Southampton të Anglisë dhe të dy skuadrat kombëtare kanë bërë të ditur linjën e tyre startuese, shkruan portali arbresh.info.
Anglia synon të përforcoj kreun në Grupin A, por “Dardanët” do të bëjnë gjithçka për të vazhduar rekordin e tyre si të pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit.
Trajneri Bernard Challandes nuk ka bërë ndryshime të shumta në skuadër, por vlen të përmendet se Edon Zhegrova është lënë në bankinë dhe në vend të tij në krah gjendet Florent Muslija.
Nga ana tjetër, Gareth Southgate ka vendosur nga minuta e parë yjet si Raheem Sterling, Harry Kane e Jadon Sancho.
Ndeshja e shumëpritur mes dy skuadrave fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri